16 Nëntori, Dita Ndërkombëtare e Tolerancës

tolerance-kids-1-881x499

Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, e vendosur me Deklaratën e KB më 16 nëntor të vitit 1995 në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s shënohet sot në gjithë botën.

Sipas Deklaratës së KB, tolerancë është pranimi i faktit se “qeniet njerëzore janë natyrshëm të ndryshëm për nga pamja, pozita, të folurit, sjelljet dhe vlerat, kanë të drejtë të jetojnë dhe të jenë ashtu siç janë”.

Toleranca është qëndrimi i drejtë, objektiv dhe pranues ndaj personave që kanë mendime, bindje, besim, përkatësi etnike të ndryshme nga tonat.

“Në qoftë se ne nuk kemi paqe, kjo ndodh sepse ne kemi harruar se i përkasim njëri-tjetrit. Në qoftë se i gjykojmë njerëzit, nuk kemi kohë t’i duam ata,”- Nënë Tereza.

Pin It