2 milion euro për ringjalljen e shkollës “Kosova” në Tiranë

download

Vendimi i këshillit të Rajoneve i 13 korrikut të këtij viti dhe i botuar dy ditë më vonë në fletoren zyrtare materializon idenë e rindërtimit të shkollës Kosova, një prej shkollave të njohura të Tiranës. Në këtë vendim parashikohet që në vitet 2016 dhe 2017 Bashkia e kryeqytetit të përfitojë rreth 281.4 milion lekë të reja, pram bi 2 milion euro të ndarë në dy pjesë. Për ndërtimin e kësaj shkolle në vitin 2016 parashikohet të shpenzohen 100 milionë lekë të reja dhe pjesa tjetër është planifikuar për vitin 2017.

Që nga viti 1997 kur dhe ndodhi djegia e shkollës e deri më tani nxënësit e saj e kanë vijuar mësimin në mjediset e Liceut Artsitik dhe pasdite. Sipas planeve të bashkisë shkolla do bëhet 9-vjecare pasi për shkak të mungesës së mjediseve aty nxënësit i kishin vijuar mësimet deri në klasë të gjashtë.

Shkolla Kosova e njohur si shkolla fillore dhe ushtrimore e rrugës së Elbasanit ishte krijuar që në vitin 1940 dhe përbën traditën e njërës prej shkollave më të mira të Tiranës.

Këshilli i rajoneve ka miratuar edhe një tjetër projekt të madh investimi për arsimin e Tiranës. Fjala është për 1 milion dollarë që do të shkojnë për ndërtimin e sallës së koncerteve të Liceut Artistik “Jordan Misja”, po në afërsi të shkollës Kosova.

Pin It