Rënia e interesave dekurajon depozitat bankare

20160601_153601

Banka e Shqipërisë ka raportuar së fundi se pas disa vitesh rritje, në muajin maj për herë të parë depozitat ishin më të ulëta se një vit më parë. Të dhënat tregojnë se në 5 muajt e parë të vitit 2016 depozitat kanë rënë me më shumë se 12 miliardë lekë, ose me rreth 120 milionë dollarë.

Për ekspertët e financave kjo është një sjellje e pritshme e qytetarëve depozitues pasi kur normat e interesit janë në nivele minimale ata normalisht që do të kërkojnë alternativa të tjera për të investuar paratë e tyre. Tashmë është e konfirmuar se një pjesë e parave kanë shkuar në obligacione dhe fonde investimi, por njëkohësisht nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e mirë e parave të mbahet nga qytetarët në kesh.

Por nuk është vetëm rënia e interesave që e ka sjellë këtë situatë. Një tjetër shkak për uljen e depozitave është edhe ngadalësimi i rritjes së të ardhurave familjare. Rrogat që janë burimi i parë i të ardhurave të disponueshme nuk janë rritur madje në disa raste ka edhe rënie të tyre.

Por për ekspertët e financave dekurajimi i kursimeve ka qenë synim i politikës monetare, për të nxitur konsumin në ekonomi. Por as kjo nuk ka ndodhur çka do të thotë se rënia e depozitave ka si shkak edhe rënien e të ardhurave për familjet.

Pin It