Brexit mund të sjellë implikime të mundshme në ekonominë shqiptare. Kështu shkruhet në raportin më të fundit të Politikës Monetare të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Sipas dokumentit ndikimet negative të “Brexit”, ndonëse nuk mund të vlerësohen plotësisht për shkak të paqartësive të mëdha që po shoqërojnë procesin ndahen në dy grupe: efekte direkte, të cilat burojnë nga lidhjet ekonomike më ritaninë e Madhe dhe efekte indirekte, që burojnë nga ndikimi i Brexit në ekonomitë rajonale dhe europiane.
Ndikimi direkt i Brexit vlerësohet të jetë më i vogël për vetë lidhjet ekonomike mes dy vendeve. Shkëmbimet tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, stoku i investimeve të huaja direkte me vlerë rreth 20 milion euro, apo dërgesat e emigrantëve që në 2015 kanë qenë 32 milionë euro kanë një peshë të vogël në raport me totalin e këtyre treguesve. Ndikime të neglizhueshme sipas Bankës së Shqipërisë mund të ketë edhe nënçmimi i paundit britanik pasi kreditë e depozitat në këtë monedhë janë vetëm rreth 1 për qind e totalit të tyre.
Ndërkohë kanalet indirekte të ndikimit ndonëse më pak në numër mund të sjellin shumë më tepër pasoja.
Kështu një recension i munshëm ekonomik në Eurozonë, ndikon negativisht eksportet, investimet e huaja dhe rrit pasigurinë në vend.
Ndërsa një krizë të re e sistemit bankar e financiar evropian mund të sillte probleme likuiditeti, ndërsa një nënçmim i fortë i euros ndaj dollarit do të ishte negativ për eksportet por me ndikim pozitiv për bilancin tregtar që dominohet nga importi.
Kanale direkte të ndikimit
– Shkëmbimet tregtare (importet 0.8%, eksportet 0.2%)
– Stoku i IHD 19.8 milionë euro (2014)
– Dërgesat e emigrantëve 32.3 milionë euro (2015)
– Nënçmimi i paundit (Depozita 1.17%, kredi 0.002%)
Kanalet indirekte të ndikimit
– Recension ekonomik në Eurozonë
– Krizë të re në sistemin bankar evropian
– Nënçmim i fortë i euros ndaj dollarit