Brokoli është një nga ushqimet e gjelbra që i sjell shumë dobi shëndetit tonë. Vlerat e shumta që mbart i shton arsyet e konsumimit të këtij perimi.
Eshtë një nga perimet e gjelbëra më të shëndetshme në botë, e lirë në çmim, plot me vlera shëndetësore dhe ka një shije mjaft të mirë.
Nëse duam të përfitojmë nga vlera ushqyese të tij duhet ta konsumojmë ate të freskët ose të zier.Më poshtë do të lexoni se çfarë të mirash ka ai.
Ka efekt detoksikues
Prania e vitaminës C, sulfurit dhe disa aminoacideve e bëjnë brokolin një detoksikues shumë të mirë. Ai ndihmon në heqjen e radikaleve të lira dhe toksinave nga trupi si acidi urik duke pastruar gjakun dhe mbajtur larg probleme që lidhen me toksinat si skuqjen, artritin, reumatizmat, calculi i veshkave, sëmundje të lëkurës si ekzeme dhe acarime etj.
Lufton kancerin
Brokoli është luftues natyror duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e mitrës, kancerin e prostatës, kancerin e organeve të brendshme si mushkëritë, mëlçinë, zorrën e trashë, veshkat etj. Por brokoli është veçanërisht i mirë për kancerin e gjirit dhe kancerin e mitrës, sepse ai heq estrogjenin shtesë nga trupi.
Mbron zemrën
Brokoli ka përmbajtje të lartë në fibra, beta-karotene, acide yndyrore omega-3 dhe vitamina të tjera që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq si dhe mbajnë zemrën të funksionojë siç duhet duke rregulluar presionin e gjakut.
Mbron kockat
Duke qenë shumë i pasur me kalcium dhe vitamina të tjera të tilla si zinku, magnezi dhe fosfori, të hahet brokoli është shumë i dobishëm veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna ose nënat në gjidhënie, sepse këta njerëz janë më të prirë për osteoporozën, dobësimin e kockave, dhëmbëve.
Forcon imunitetin
Brokoli ka veti antikancerogjene 2 substancat më të njohura janë I3C (indole-3-carbinol) dhe sulforafane (sulforaphane) dhe njihet si një përforcues i imunitetit (pasi është i pasur në vitaminë C).
Ndihmon stomakun
Fibrat e brokolit mund të kurojnë pothuajse të gjitha çrregullimet e stomakut me shërimin e kapsllëkut sepse kapsllëku është rrënja e pothuajse të gjitha çrregullimeve në stomak. Fibrat formojnë pjesën më të madhe të ushqimit, ujit dhe ruajnë formën e zorrëve. Magnezi dhe vitaminat e pranishme në brokoli kurojnë aciditetin për të lehtësuar tretjen e duhur dhe thithjen e ushqyesve nga ushqimi dhe zbutin barkun me uljen e inflamacionit.