2017-ta me rekord të zi, 13 mijë biznese të mbyllura

Sipas revistës Monitor, viti që lamë pas numëron 4,120 biznese të mbyllura në qytetin e Tiranës, 1900 subjekte në Durrës, 1.085 në Vlorë, në Fier 802 e ndërsa në Elbasan 673, subjekte këto të cilat rezultonin të ishin persona fizik ose e thënë ndryshe të vetëpunësuar në sektorin privat.

Ndërsa në Shkodër këtë vit u mbyllën rreth 1.102 subjekte, 810 të tjera në Sarandë, 652 në Lezhë, 440 në Berat, 292 në Gjirokastër dhe 1.075 subjekte të tjera në rrethe apo fshatra të ndryshme të vendit tonë.

Por sipas drejtorisë së tatimeve, nga 13 mijë subjekte, vetëm 10 prej tyre ishin regjistruar si tatimpagues ose biznese të mëdhenj. Po sipas tyre ky bilanc mbetet pozitiv duke e krahasuar me atë të një viti më parë ku u mbyllën gjithsej rreth 23 mijë biznese.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pin It