Në Emiratet e Bashkuara do të ketë një post të ri qeveritar. Kryeministri i Emirateve sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum deklaroi krijimin e Ministrisë së Lumturisë.
Sipas sheikut, i cili është po ashtu sundimtar i Dubait, tha se ministri i Lumturisë do të udhëheqë për të mirën dhe kënaqësinë sociale të kombit.
Po ashtu, është marrë vendim që të krijohet edhe Ministria e Tolerancës, ndërsa i ngarkuari me këtë detyrë do të ketë si qëllim që të promovojë tolerancën si një nga vlerat fundamentale të shoqërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Emiratet e Bashkuara Arabe rendin në vendin e 20-të si shteti më i lumtur në botë, bazuar edhe Raportin e Lumturisë Botërore për vitin 2015, por gjithashtu nuk është edhe vendi i vetëm që krijon një ministri të tillë.
Venezuela krijoi Ministrisë e Lumturisë Sociale në vitin 2013, ndërsa edhe Ekuadori kishte Sekretarin shtetëror të Mirëqenies.