5 shpikjet e bëra në gusht, zgjidhje e disa problemeve të planetit

5

 

Muaji gusht ka qënë një nga periudhat ku janë zbuluar disa nga shpikjet më të mëdha në zgjidhjen e disa problemeve të planetit. Më poshtë do të gjeni disa nga këto shpikje:

  1. Aplikacioni që ndihmon njerëzit e verbër të identifikojnë objektet

Aipoly është një aplikacion që mund ta shkarkojnë falas të gjithë përdoruesit e iPhone për të identifikuar në mënyrë të shpejtë objektet apo ngjyrat.Përdoruesit thjesht duhet ta fokusojnë celularin para objektit që duan të identifikojnë, dhe programi do t’i lajmërojë ata me anë të tekstit ose me anë të mesazheve audio.

  1. Një mikropajisje që dezinfekton ujin për disa minuta

Duke poseduar fuqinë e rrezeve ultraviolet që vrasin bakteret, kjo pajisje mund të vrasë bakteret deri në masë 99% dhe mund të përdoret në shumë vende të cilat vuajnë për mungesën e burimeve të ujit të pijshëm.Studiuesit thanë se përmasat e saj janë sa gjysma e një pulle poste dhe mund të dezinfektojë një shishe të tërë në më pak se 20 minuta.

  1. Paketat ushqimore të bëra me qumësht

Në një botë të dominuar nga plastika, na duhet të gjejmë mënyra të tjera alternative për të ambalazhuar ushqimet. Disa kërkues në Departamentin e Agrikulturës në Amerikë po ndërtojnë një lloj materiali transparent që tretet biologjikisht në natyrë, pa e dëmtuar atë. Paketat janë të bëra nga proteinat e qumështit të quajtura kazeinë dhe ato mund t’i ruajnë ushqimet shumë më mirë se materialet plastike, duke e mbajtur oksigjenin larg tyre në mënyrë shumë efektive.

  1. Një mënyrë e thjeshtë për të monitoruar elektricitetin në shtëpinë tuaj

Një ndjesor i shpikur nga studiuesit e MIT është i aftë të monitorojë sasisë e energjisë që përdor çdo pajisje në shtëpinë tuaj. Ajo mund të vendoset në rrjetin e shpërndarjes së energjisë dhe me anë të matjes së tensionit në çdo tel mund të llogarisë sasinë e energjisë me të cilën furnizohen të gjitha pajisjet e rrjetit.

  1. Një dron që largon bombat në mënyrë të sigurtë

Detektimi dhe heqja e minave është një punë shumë e rrezikshme dhe që kërkon shumë kohë. Një dron i cili u publikua në Kickstarter në Gusht dhe quhet Mine Kafon Drone mund ta bëjë këtë punë në një mënyrë shumë të sigurtë, duke eliminuar kështu rrezikun njerëzor dhe duke kursyer kohën e nevojshme për këtë. Ai monitoron një sipërfaqe të caktuar dhe me anë të një detektori metalesh arrin të dallojë minat. Pastaj në pozicionin ku ndodhen ato lëshon lëndë plasëse për t’i eliminuar.

 

Pin It