“50 arsye për ta dashur universin” nga BBC

Meteora

BBC Travel paraqet 50 arsye për ta dashur këtë planet dhe kënaqësinë e të udhëtuarit në të. Ne po ju njohim me disa prej tyre në të cilat njeriu mund të dallojë përmes shqisave dhe logjikës e ndjesive se jeton brenda një mrekullie të krijimit.

Meteora, Greqi

“Sepse në Meteora, Greqi, masat drastike që murgjit merrnin në kërkim të vemtisë, më bënë të kuptoj fuqinë e të kërkuarit të qetësisë në botën tonë plot tension.” – Laurel Robbins, BBC Travel

machupichu

Machu Pichu

“Sepse në një moment të mrekullueshëm në Machu Pichu m’u kujtua se sa spektakolarisht e bukur është bota, sa e gëzueshme dhe spontane gjithashtu”. – Matthew Long, BBC Travel

himalaja

Himalaja

“Sepse të flesh në lartësitë e Himalajave, duke i hedhur sytë nga mali Everest ditën para tërmetit katastrofik, më kujtoi se asgjë nuk është e përhershme dhe se natyra e meriton respektin tonë më të lartë.” – Melissa Arnot, alpiniste.

giphy

Paris

“Sepse mund të bësh një udhëtim sentimental drejt një vendi që të ka ndryshuar jetën 40 vjet më parë me shpresën e të gjeturit diçka nga vetja jote e re dhe zbulon se “i riu ti” ka jetuar në Paris përgjatë atyre viteve, ashtu si Parisi ka jetuar në ty”. – Don George, BBC Travel

polarbearfamilylook1000

Pol

“Sepse ne ecëm me gjigantë dhe kuptuam se sa e pambrojtur dhe e çmuar është e gjithë jeta në tokë. Arinjtë polarë qëndrojnë si shenjë e fuqisë në një mjedis të brishtë.” – Dave and Deb Corbeil, BBC Travel

lostcity

Lost City

“Sepse unë eca në këmbë me një udhëzues indigjen nëpër xhunglat e Maleve Sierra Nevada të Kolumbisë drejt Qytetit të Humbur dhe zbulova se natyra dhe ne jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin.” –  Audrey Scott, BBC Travel

madagascar

Madagaskar

“Sepse të shohësh barkat me vela të Madagaskarit se si dalin në lundrim në fëshfërimat e para të erës së ditës së re, ndërkohë që ekuipazhet e tyre qeshnin dhe brohorisnin, më kujtoi se gëzimi gjendet më mirë në momentet më të thjeshta”. – Diane Selkirk, BBC Travel

kapadokia

Kapadokia, Turqi

“Sepse pasi shpërfilla këshillat se dimri në Kapadokja, Turqi, nuk është koha më e mirë për të vizituar këtë vend, retë u shpërndanë dhe unë dhe im shoq, u ngjitëm mbi qytet për të parë këtë magji të mbuluar me të bardha, kaq e vlefshme për t’u parë”. – Kelly Phillips Badal, BBC Travel

Hebe_emerald_gem

Zelandë e Re

“Sepse asnjëherë nuk më kishte interesuar botanika deri sa një burrë plak në Zelandën e Re më shpjegoi veçoritë e çdo bime që mbush livadhet rreth nesh, duke më dhënë mua një ndjesi të larmishmërisë së jetës që lulëzon në disa nga mjediset më të ashpra.” – Naomi Arnold, BBC Travel

tokio

Tokio

“Sepse është gjithnjë e mundur të gjesh bukuri në vendet më të pazakonta, si ky kanal i mbushur me lule në mes të një lagjeje të qetë në Tokio”. – Celia Knox, BBC Travel

4355-2439

Namibia

“Sepse teksa qëndroja shtrirë nën një pemë në Shkretëtirën e Namibisë dhe shihja Rrugën e Qumështit sipër meje, nuk mund të mos mendoja se sa me fat jemi që jetojmë në një planet-shtëpi që na jep një larmi të tillë jetësh”. – Vivien Cumming, BBC Travel

/BBC/

Pin It