71-vjeçari që mirëmban orën e vetme hënore në botë

Mensur Zlatar, një 71 vjeçar i cili jeton pranë xhamisë së madhe Gazi Husrev-beg në Sarajevë, ka një dyqan minuskulësh me anë të cilit siguron jetesën e tij duke rregulluar bizhuteri dhe orë të dëmtuara.

Por ajo që e bën të veçantë këtë të moshuar nuk është zanati i tij, pasi rrugica në të cilën ai punon është e mbushur plot me orëndreqës, ajo që bie në sy është fakti se që nga viti 1967 e deri në ditët e sotme, Zlatar, në mënyrë sistematike dy herë në javë ngjit 76 shkallët e kullës së qytetit për të kurdisur orën e vetme hënore publike në botë.

Ai e mirëmban rregullisht mekanizmin e kësaj ore e cila u vu mbi kullën e qytetit 300 vjet pas ndërtimit të saj në shek. e 16-të. Pa kurdisjen manuale të moshuarit ora nuk funksionon.

I pyetur nga National Geographic rreth të ardhmes së kësaj ore Zlatar shprehet se në kohën e sotme ajo është thjeshtë simbolike dhe se e ardhmja e saj duket e paqartë pasi teknologjitë e reja të ofrojnë çdo lloj shërbimi të nevojshëm.

Në fakt kjo detyrë është e trashëguar brez pas brezi dhe ndiqet me fanatizëm nga banorët e qytetit duke qenë se shërben për tregimin e 5 kohëve të përditshme të namazit.

Pin It