80 vitet e kolosit të letrave shqipe

??????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

Shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare sot feston 80 vjetorin. Vepra e tij është përkthyer në  45 gjuhë të huaja ndersa ka  1000 botime në  botë.

Akademia e Shkencave i ka kërkuar zyrtarisht Komitetit të Nobelit që këtë vit t’ja japë çmimin për letërsinë shkrimtarit shqiptar.

Pak ditë më parë Franca e dekoroi me çmimin ““Komandant i Legjionit te Nderit”

Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave kanë organizuar një sërë aktivitetesh. Shtëpia e tij në Gjirokastër është kthyer në shtëpi muze.

Në prag të ditëlindjes së 80-të të shkrimtarit Ismail Kadare, shtëpia Botuese “Onufri”, për herë të parë boton si libër në vete, romanin e Kadaresë “Krushqit janë të ngrirë”.

Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë.

Nga  “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, që e bëri të njohur në gjithë botën, ne “Daullet e shiut”,  veprat e tij më të zhytura në natën e legjendës ballkanike janë ,  “Kush e solli Doruntinën” apo “Ura me tri harqe” apo ato me frymëzime të së tashmes si “Tri këngë zie për Kosovën”.

Kadare kaloi fëmijërinë në qytetin e gurtë të Gjirokastrës dhe jeta mitike që ofron ky qytet duket se la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij.  Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Asim Zeneli”. Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin “Gorki” të Letërsisë Botërore në Moskë. Kadareja ka punuar në gazetën “Drita”, e më pas drejtoi revistën “Les letres albanaises”.

Është fakt që Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve ’60. Edhe pse në fund të vitit 1990, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, ai mbajti lidhje me Shqipërinë. Ai është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë, është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë edhe për kohën absolute.

 

Pin It