Profesionet e lira, ekspertët: “Formula e llogaritjes së kontributeve jo e saktë “

qeveria-mbreme-Rama-mbledhje-640x333

Duke nisur nga muaji janar të gjithë individët që ushtrojnë një nga 23 profesionet e lira do të paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë në bazë të pagës së re të referencave.

Ministria e Financave ka bërë të ditur dje pagat mbi të cilat do të llogariten kontributet. “Objekt i këtij vendimi janë personat e regjistruar si person fizik, me ose pa të punësuar, si dhe me ose pa punonjës të papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të vetëpunësuarin, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike në një ose disa nga profesionet e përcaktuara në aneksin nr.l, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Në mbledhjen e fundit, qeveria ka vendosur pagat e referencës të orjentuara në bazë të zonës ku ushtrohet profesioni, llojit të profesionit dhe vjetërsisë së tij.

Në bazë të profesioneve pagat variojnë nga 41 250 që është më e ulta në 88 800 që është më e larta. Paga mujore sipas profesionit përbën edhe kufirin minimal, mbi bazën e të cilit do të paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Në rastet kur aktiviteti profesional i nisur është në 3 vitet e para, në vendimin e qeverisë parashikohet një zbritje me 30% e pagës të përcaktuar sipas referencës.

Kjo mënyrë e re e përllogaritjes së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore është kundershtuar nga grupet e interesit, pasi sipas tyre vlerësimi i qeverisë për pagat nuk është real.

Sipas profesionistëve kjo mënyrë llogaritje nuk është e saktë dhe do të shkaktojë edhe rritje të çmimit të shërbimeve që ofrohen për qytetarët.

Pin It