Kuvend, miratohet përbërja e plotë e Komisionit të Posaçëm

kuvend-660x330

Mazhoranca finalizoi dje propozimet e saj, duke bërë publike 5­ emrat që do t’i përkasin PS-­së, LSI­-së dhe PDIU-­së. Kuvendi do të miratojë sot përbërjen e plotë të Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore.

Socialistët do të përfaqësohen në komisionin ad hoc nga deputetët Bashkim Fino, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, që të tre anëtarë të Komisionit të Ligjeve.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar emrin e kryetarit të grupit parlamentar dhe njëherazi anëtar i komisionit të ligjeve, Petrit Vasili.

Ndërsa Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ia ka besuar përfaqësimin në komisionin e reformës zgjedhore, kryetarit të saj dhe njëherazi nënkryetarit të Kuvendit, Shpëtim Idrizi.

Opozita i bëri publikë një javë më parë emrat të cilët do të jenë deputetët e komisionit të ligjeve, Ristani, Bylykbashi, Halimi, Strazimiri dhe republikani, Mediu.

Pin It