Loon Copter, avioni i telekomanduar që mund të fluturojë dhe të ecë nën ujë

ghgh

Kemi parë avion të telekomanduar që funksionojnë vetëm në ujë, por avionë të telekomanduar që janë njësoj funksional si në ujë dhe në ajër njëkohësisht janë të rrallë.

Loon Copter  është avioni i telekomanduar që mund të fluturojë, të veprojë mbi sipërfaqen e ujit, ose të zhytet në thellësi.

Një projekt nga kërkuesit e Universitetit Oakland, Loon Copter funksionon ngjashëm me avionët e të tjerë të telekomanduar kur është në ajër. Kur ulet në ujë, dhoma e tij me ajër i mundëson të lundrojë mbi sipërfaqe, por avioni i telekomanduar mund gjithashtu të  mbushë dhomën, duke e bërë kështu të zhytet në ujë.

Avioni i telekomanduar mund të dal sërish në sipërfaqe duke nxjerr jashtë ujin, për të fluturuar në ajër pas nisjes nga sipërfaqja e ujit.

Sigurisht që avioni ka disa avantazhe  krahasuar me mjetet e tjera tradicionale. Për shembull, ai është më i shpejt se një nëndetëse dhe lehtësisht mund të rrijë pezull mbi një zonë interesi.

Gjithashtu ka edhe vend për përmirësim. Ekipi i Universitetit Oakland thotë se përparësi ka zgjerimi i shkallës së kontrollit pa kabull nën ujë, navigacioni nën ujë dhe ridizajnimi i trupit të tij për një zhytje më efikase.

Pin It