9 prill 2016, KMSH program artistik për Profetin Muhamed

Për të njëmbëdhjetin vit radhazi, Komuniteti Mysliman do të organizojë programin artistik, “Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të – Krenaria e Njerëzimit”.

Ky program organizohet nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA”.

Në këtë event artistiko-fetar, dedikuar Profetit Muhamed a.s., do të interpretojnë emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar.

Të ftuar në këtë organizim të KMSH-së do të jenë krerët e lartë të shtetit, personalitete të vendit, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, miq dhe të ftuar nga vendi, trevat shqiptare, rajoni dhe bota.

Programi do të zhvillohet më 9 prill, në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve.

Hyrja është e lirë për të gjithë.

10600647_944344302345562_4513641639667659410_n

Pin It