91 vite Dario Fo, artisti ei intelektuali italian që vetëdrejton teatrin

Më 24 mars 1926 ka lindur Dario Fosatirist, shkrimtar, aktor dhe drejtues teatri si edhe kompozitor italian. Ai mori çmimin Nobel në fushën e letërsisë më 1997 me librin e tij “Johan Padan në kërkim të Amerikës” (e përkthyer edhe në shqip). Puna e tij teatrale dhe dramatike përfshin një punë të gjërë, të frymëzuar zakonisht nga komedianët dhe letrarët e lashtë italianë, ku ky stil mendohet se është shumë popullor ndërmjet klAsave proletare. Momentalisht ai ka në pronësi një kompani teatrale, ku luan edhe vetë së bashku me gruan e tij Franca Rame.

Dario Fo është kryesisht i njohur për tekstet e tij teatrale satirike. Kjo satirë politike, plotësohet shumë bukur edhe nga satira sociale. Ai ka qenë i angazhuar në lëvizje politike dhe ekologjike. Dario Fo mund të krahasohet shumë mirë me një tjetër komedian të njohur në Itali Eduardo De Filippo. Kjo ngjashmëri mund të spjegohet nga fakti që edhe Fo është një aktor, regjizor, skenograf, dramaturg dhe kostumist i teatrit që ai vetë drejton. Veprat e Fo-së paraqiten rregullisht sot në të gjithë botën. Kandidatura për çmimin Nobel është hedhur për herë të parë më 1975, por ai do t’a gëzonte këtë çmim vetëm në vitin 1997. Ky çmim do t’i jepej me komentin e mëposhtëm që është përshtatur nga italishtja:

“Çmimi Nobel për letërsinë i caktohet këtë vit shkrimtarit italian Dario Fo sepse duke ndjekur traditën e iocularis (nga latinishtja aktorë që fitonin para duke dhënë shfaqje përpara njerëzve, ose duke bërë mimika, akrobacira e të tjerë), rifitoi fuqinë duke i rikthyer dinjitetin të shtypurve.“

Motivacioni në marrjen e çmimit Nobel në letërsi.

Pin It