Samsung i bashkohet Komunitetit Zvicerian të Orëve të Çmuara në Baselworld 2017

Samsung Electronics i bashkohet qendrës së entuziastëve të orave në Baselworld 2017, duke tejkaluar hendekun mes teknologjisë së lartë dhe trashëgimisë zviceriane të dizenjimit të orëve me prezantimin e portofolit të orëve të zgjuara Gear.

Shirita të rinj të orëve, variacione të ndryshme të ngjyrave të Gear S3 dhe dizajne emocionuese do të prezantohen së bashku me linjën e orëve Gear me fokus në prezantimin e fundit të Samsung, Gear S3.

Gear S3 kombinon të dhënat e përpikta dhe elemente premium dizajni të gjetura në një orë tradicionale, me një teknologji të zgjuar që kërkohet në një orë dore. Përfitimet e përdoruesve përputhen me një dizajn cilësor që nga rezistenca ndaj ujit dhe niveli i lartë i qëndrueshmërisë, duke vazhduar me bokse për telefonata, mesazhet zanore dhe muzikë, si dhe GPS për të regjistruar aktivitetin në palestër. Gear S3 është dizenjuar për të plotësuar çdo koleksion të orëve që nga orët luksoze të paraqitura në Baselworld.

“Ne e kuptojmë se një orë është më shumë se një matës kohe, pasi ajo i shërben edhe stilit dhe interesave personale. Gear S3 e çon komfortin, stilin dhe inovacionin në një nivel tjetër, duke mbajtur premtimin për një cilësi superiore,” tha Younghee Lee, Zëvendës Presidentja e Marketingut dhe Komunikimit Global pranë Samsung Electronics. “Gear S3 është më shumë se një orë e zgjuar, është një orë e dizenjuar shumë bukur, e cila e ndryshon tërësisht kategorinë e orëve të zgjuara, e hartuar për të apasionuarit e orëve dhe entuziastët e teknologjisë.”

Dizenjuesi i orëve luksoze, zviceriani Yvan Arpa, do t’i bashkohet Samsung në Baseworld për të prezantuar tre konceptet e reja të orëve të bazuara në Gear S3. Tre konceptet përfshijnë një orë, e cila mund të duket si Gear S3 në pamje të parë, por është një orë tradicionale me detaje zviceriane; një përditësim i bërë në Gear S3, duke e çuar në një nivel premium dhe së fundmi një version hibrid i konceptit të orës Gear S3. Partneriteti është një testament për fokusin në vazhdimësi të Samsung për të hequr barrierat tradicionale dhe për të shpërndarë inovacione kuptimplote.

“Prezenca e Samsung në Baseworld demostron evoluimin e botës së teknologjisë dhe orologjisë,” tha dizenjuesi i orëve, Yvan Arpa, i cili ka qenë i përfshirë në procesin e hershëm të dizenjimit të Samsung Gear S3. “Samsung është i përkushtuar për të mbajtur premtimin e një cilësie superiore në të gjitha produktet e saj për të pasqyruar trashëgiminë dhe evoluimin e industrisë së orëve.”

Në lidhje me prezencën e Samsung në BaseWorld, kompania gjithashtu do të lançojë një “Pako me vlerë” gjatë BaseWorld 2016 për konsumatorët e Gear S2 dhe Gear S3. Përditësimi ofron më shumë përmbajtje dhe u lejon përdoruesve të përfitojnë më shumë me aplikacionet partnere nga markat më të mira duke përfshirë Spotify dhe NEST. Përveç kësaj, përditësimi përmirëson funksionalitetet si “Altimetër/Barometër”, “Aftësi Kujtese” dhe “S Health”.

 

Pin It