Banorët e fshatrave të Fierit vijojnë protestat kundra ndërtimit të landfillit për përpunimin e mbetjeve në fshatin Mbyet.
Prej disa ditësh ata protestojnë para Bashkisë së Fierit duke ngritur shqetësimin se landfilli përbën një rrezik për jetën e tyre.
Banorët thonë se e duan Fierin të pastër dhe iu kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Fierit t’i bashkohen protestës.
“Për shtëpinë tonë vendosim vetë. Duam Fierin e pastër, është borxh që i kemi fëmijëve tanë”, – u shprehën banorët.