
Sipas raportit të fundit të NASA-s, theksohet se temperaturat në Arktik kanë shënuar rritje prej 10 gradë më të larta se normalja, ndërsa është zhdukur një pjesë e akullit në madhësinë e Floridës. Erërat e ngrohta kanë shkaktuar shkrirja e pjesëve të mëdha të akullit në Oqeanin Arktik dhe ka çuar në ndarjen e pjesëve të akujve nga trupi kryesor, thuhet në raportin hulumtues të NASA-s, të publikuar këtë javë. Sipas raportit, stuhi të ngrohta kanë përfshirë Arktikun dhe pjesët tjera polare, të njohura për temperaturat e ftohta. Në disa vende, shkrirja e akullit ka arritur në 10 për qind. “Si rezultat i ciklonit, sasia e akullit në detin Barents dhe Kara, është ulur me 10 për qind dhe shkrirja ka lëvizur për në veri”, ka thënë Lynette Boisvert, autor studimit të NASA-s. Ai ka gjetur se në këtë stuhi, akulli i hollë është shkrirë plotësisht. “Temperaturat e Arktikut rus ishin 6-7 gradë Celsius mbi mesataren afatgjate. Shumë rajone të tjera arktike dhe polare në Rusisë, Alaska dhe veriperëndim të Kanadasë janë të paktën tre gradë Celsius mbi mesataren”, tha Peteri Talas.



