Tenori shqiptar Saimir Pirgu është nominuar nga kritika botërore për çmimin më të rëndësishëm muzikor. Ai është pari shqiptar që nominohet për çmimin ‘Grammy’! Tjetër sukses ky i Pirgut i cili ka shënuar vetëm arritje të rëndësishme në karrierën e tij muzikore .
Saimir Pirgu, një nga tenorët shqiptarë më të njohur në arenën e artit operistik botëror, ka marrë vlerësimin më të lartë që një artist mund të marrë në karrierën e tij. Ai është zyrtarisht shqiptari i parë në botë që ia ka dalë të nominohet për çmimin Grammy! Król Roger është votuar si pjesë e pesëshes më të mirë në këtë kategori, në garë me 4 shfaqje të tjera operistike dhe paneli i kritikëve botërorë, votues të akademisë “Grammy”, do të vendosin më pas fituesin. “Saimir Pirgu, tenori shqiptar i shkëlqyer dhe i zjarrtë, me një zë të pagabueshëm, ka mjaftueshëm karizëm në zërin e tij sa të mbajë të gjithë mbretërinë të përqëndruar tek Shepherd-i i tij,” shkruan gazeta e njohur britanike “The Independent” në maj të këtij viti (2016), pasi vlerësoi maksimalisht shfaqjen.