Shën Peterburgu, destinacioni më i mirë kulturor në vitin 2016

shen-petersburg-shpallet-destinacioni-me-i-mire-ne-europe-06

 

mytravelingtheword-saint-basils-cathedral-moscow-2-750x500

maxresdefault10

 

Shën Peterburgu u zgjodh si destinacioni më i mirë kulturor në vitin 2016 gjatë marrjes së çmimit të parë nga “World Travel Awards”.

“Shën-Peterburgu ka marrë çmimin ‘Destinacioni më i mirë kulturor 2016’ nga ‘World Travel Awards’, ceremonia e të cilit do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën në Maldive”, njoftoi një komunikatë nga Bashkia.

“Qyteti i dytë i Rusisë, që ndodhet në veriperëndim, ish-kryeqyteti i carëve, u rendit para Pekinit, Londrës, Parisit, Rio de Zhaneiros, Romës, Venecias, Nju Jorkut dhe Sidneit”, theksoi Bashkia.

“Shën-Peterburgu ndodhet në këto momente në majë të popullaritetit në botë”, deklaroi Andrei Mushkarev, në krye të departamentit të turizmit në bashki. Themeluar në vitin 1703, qyteti do të presë finalen e Kupës së Konfederatave 2017 dhe Kampionatin Botëror të Futbollit një vit më pas.

Pin It