Banka Botërore afron Shqipërinë dhe Serbinë në fushën e turizmit kulturor dhe natyror

berat-mangalemi

Shqipëria dhe Serbia do të bashkëpunojnë në fushën e menaxhimit të pikave kulturore dhe natyrore në të dy vendet. Banka Botërore organizoi një udhëtim të stafit të bashkive të qyteteve Berat, Përmet dhe Gjirokastër në qytetet e Beogradit dhe Sokobanjës në Serbi.

Qëllimi i udhëtimit ishte shkëmbimi i përvojave në lidhje me menaxhimin e destinacioneve kulturore dhe natyrore turistike në këto qytete me qëllim shfrytëzimin sa më të mirë të mundësive që ofron turizmi për zhvillimin socio-ekonomik.

Gjatë udhëtimit ekipi shqiptar u njoh edhe me modelet e tregjeve të artizanatit si dhe programe kompjuterike të avancuara për dixhitalizimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të cilat do të fillojnë të zbatohen këtë vit dhe do të vijojnë vitin që vjen.

Pin It