Tenori shqiptar me famë botëroret Saimir Pirgu, nderohet me “Çelësin e Qytetit” nga bashkia e Tiranës

Veliaj i dorezon Celesin e Qytetit Saimir Pirgut (2)

Një ditë para koncertit të tij që do të zhvilloj në Tiranë, tenori shqiptarë me famë botërore Saimir Pirgu është nderuar nga krye bashkiaku i Tiranës Erion Veliaj me simbolin “Çelësi i Qytetit” për kontributin e madh që ai ka dhën si artist për promovimin e vlerave tona kombëtare. Veliaj falënderoi artistin e mirënjohur Pirgu që në turin e tij përmes qyteteve më të mëdha të artit dhe kulturës në botë zgjodhi edhe Tiranën për të mbajtur një koncert. Veliaj tha se Pirgu tashmë është kthyer në një frymëzim për të rinjtë që besojnë se gjithkush mund të ecë përpara me talent.

Nga ana tjetër Tenori Saimir Pirgu u shpreh mjaft i kënaqur për titullin që mori si dhe falënderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen për zhvillimin e koncertit të tij ditën e nesërme.

Pirgua ka ndërmarrë një tur koncertesh që kalon nëpër qytetet më të mëdha të artit dhe kulturës në botë: Tokio, Firence, Moskë, Vienë, Berlin, Paris dhe Nju Jork mes tyre edhe Tirana. Ai shoqërohej në këtë takim edhe nga drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni.

Kush është Saimir Pirgu?

Veliaj i dorezon Celesin e Qytetit Saimir Pirgut (1)

Saimir Pirgu i lindur në qytetin e Elbasanit, në moshë shumë të re nisi mësimet e muzikës, duke u diplomuar si violinist kur ishte vetëm 16 vjeç. Në moshën 21 vjeçare diplomohet për kanto në konservatorin “Claudio Monteverdi” të Bolzanos, nën drejtimin e Vito Maria Brunetti-t. Ende 22 vjeçar, ai zbulohet dhe zgjidhet nga Claudio Abbado për të interpretuar rolin e Ferrando-s në “Cosi fan tutte” në Ferrara dhe, në verën e vitit 2004, në Festivalin e Salzburgut me Philippe Jordan, duke u bërë kështu debutuesi më i ri i një roli kryesor në historinë e këtij Festivali. Menjëherë pas këtyre dy ngjarjeve të rëndësishme artistike, nis një bashkëpunim i rëndësishëm me Operën Shtetërore të Vjenës, ku përveç të tjerash, shquhet interpretimi i tij në “Elisir d’Amore”, i cili nderohet me një nga çmimet më të lakmuar në botën e lirikës “Eberhard ËAECHTER Gesangsmedaille”, që u jepet të rinjve me karrierë premtuese.

Më pas nis debutimi në role të rëndësishme që e çojnë artistin e ri të bashkëpunojë rregullisht me teatrot më të mëdha të operës në mbarë botën, nën drejtimin e dirigjentëve më të rëndësishëm të saj. Në vitin 2008, i zgjedhur nga vetë Woody Allen për operën e parë të vënë në skenë prej tij, ai do të interpretonte rolin e Rinuçio-s te “Gianni Schiçhi” i Puçinit, në Los Angeles Opera. Në vitin 2009 ai u përzgjodh për tu nderuar me Çmimin “Franco Corelli” nga “Teatro delle Muse” i Ankones për interpretimin e rolit të Alfredos në “La Traviata” të Verdit. Në shtator të vitit 2013 Saimir Pirgut iu dha çmimi prestigjioz “Pavaroti D’Oro” (Pavaroti i Artë).

Pin It