Blendi Klosi në analizën e punës vjetore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore : Çdo vit 3000 gjyqe e qindra ankesa

216479_m

“Kemi rreth 3000 gjyqe në vit e qindra ankesa për pensione të lidhura jashtë rregullave të përcaktuara nga ligji. Kjo duhet të na shqetësojë shumë e na tërheqë veshin për më shumë punë. 9% e pensioneve caktohen jashtë afateve ligjore çka bën që qytetarët të sorollaten zyrave e për këtë sjellin dhe ankesa”- këtë e bëri të ditur ministri i mirëqenies sociale dhe rinis Blendi Klosi tek sa ishte i pranishëm në analizën e punës vjetore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Një tjetër shqetësim që ministri Klosi ka shtuar në këtë Analizë ka qenë edhe ankesat e shumta për kompensimin e energjisë elektrike ku deri tani janë shënuar rreth 900 ankesa e kjo çështje duhet zgjidhur sa më parë. Ndërsa sa i përket kontribuuesve vullnetarë ai tha se kanë qenë 28% më shumë krahasuar me vitin 2013. Ndonëse ka pasur një rritje të tyre sipas Klosit ka ende mosrealizim të ardhurash në disa qarqe në nivelin 70%.

Pin It