Rama: kontratë një-vjeçare për të rinjtë që fitojnë programin e punësimit

programi-i-punes-655x356

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi tha se janë 2 mijë vende pune bosh në administratën publike. Në një aktivitet për programin Kombëtarë të Punësimit Klosi I bëri thirrje të rinjve Brenda dhe jashtë vendit të përfitojnë nga ky projekt.

I pranishëm në këtë aktivitet, Kryeministri Rama vlerësoi Programin Kombëtar të Punës, duke inkurajuar të rinjtë që të bëhen pjesë e programit. Kreu i qeverisë tha se fituesit e këtij programi ashtu si në vitin e kaluar do të nënshkruajnë një kontratë pune 1-vjeçare, ndërsa pjesë tjetër duhet të përgatitet për konkurset.

Shqipëria është në një vuajtje të madhe prej shumë vitesh dhe ne besoj se po hedhim bazat e qëndrueshme të një administrate europiane duke u përqëndruar tek të gjitha forcat për zbatimin e ligjit të ri të administratës publike dhe duke përballuar me dhimbje vujatjet që sjell për nëj forcë të madhe politike në pushtet zbatimi i këtij ligji.

Rama Programi ka një përmasë shumë të rëndësishme informimi dhe rritje të kapacitetit përmes praktikës.Ajo çka ka ndodhur është se ashtu si ne morëm përsipër 200 më të mirëve të dalluar në praktikën e punës përmes këtij programi iu dha mundësi të firmosnin një kontratë pune 1 vjeçare.

Fakti që më shumë 1/3 e konkurseve nuk nxjerrin fitues tregon se konkurset nuk janë të parapërgatitur në rezultatet e tyre. Faktin që konkurset i fitojnë të rinjtë dhe të rejat që kanë konkuruar 4-5 herë tregon se konkurset fitohen me përgatitje të vecantë.

Ky program krijon parakushtin që ata që duan të vazhdojnë punën në administratën se përi të dallohen dhe të marrin kontratën e punës 1 vjeçare. Ndërsa ata që nuk dalin të dalluar duhet të përgatitetn për konkurset. Ka një shumicë dërrmuese të papunësh që e rrefuzojnë të punuarit në privat. Administrata është shpërdoruar nga partitë dhe politika

Ndërsa Ministri  Klosi tha se program është në funsksion të punësimit të të rinjve Ai sqaroi se llterantiva nuk kufiorozhet vetëm tek ata që jetojnë në Shqipëri, por edhe pë rata të diasporës.

Pin It