Shqiptari 35 vjeçar skllavopronar modern në Britani (Video)

 

avion-elezi

Një 35 vjeçar nga Shqipëria, pronar i një lavazhi në Britani është bërë pjesë e një investigimi të një gazetari të “Al Jazeera”-s. Rrjeti prestigjoz televiziv “Al Jazeera” ka realizuar një investigim për atë që e cilëson ( Skllavopronarët modern të Beitanisë). Pjesë e këtij investigimi është dhe një lavazh, me një pronar shqiptar.

Avion Elezi është shqiptari i cili ka një lavazh në Angli dhe sipas investigimit ai ndiqte një metodë për të mbajtur nën kontroll punonjësit e tij për të mos i ikur. Ai kishte të punësuar vetëm shtetas rumun dhe i paguante ata me pagën minimale në Angli me 35 paund për 12 orë punë. Kur gazetari i Al Jseeres i kishte marre ne pyetje puntoret ata ishin ankuar se 35 vjeçari shqiptar i mbante atyre nje shume te konsiderueshme parashe pa i dhene dhe i kishte konfiskuar te gjitha dokumentat. Ata ankoheshin gjithashtu edhe për kushtet e vështira të jetesës ku rrinin 6 veta në një dhomë të vogël.

Ndërsa të kundërtën kishte thënë Avion Elezi, sipas këtij të fundit puntorët në lavazhin e tijë ishin part time. Ndërsa kur gazetari I kishte permendur një gjë të tillë se ai mbante peng puntorët e tij duke mos i dhënë paratë, ai ka mohurar duke thënë se nuk është e vërtet. Madje unë punojë edhe vetë në këtë punë sepse kamë grauan dhe 3 fëmijë për të ushqyer si dhe familjen në shqipëri.

Pin It