Kukës, shkarkohen nga puna 32 sanitarë të spitalit dhe maternitetit

protesta-e-mjekeve-640x340

Duke filluar nga kjo e hënë, të papunëve në qytetin e kukësit i janë shtuar edhe 32 sanitarë të spitalit rajonal të Kukësit dhe të Matërnitetit. Ata janë lajmëruar nëpërmjet postës për shkurtimet e vendeve të punës.

Ky vendim i ministrisë së shëndetësisë ka bërë që sanitarët të dalin sot në protest duke kërkuar që të anullohet ky vendim. Ata thonë se kanë më shumë se 20 vjet që punojnë në këtë pozicion pune ndërsa thonë se shkarkimet po bëhen në mënyrë selektive duke shkarkuar pa kriter. Sipas tyre po largohen ata që kanë më shumë eksperienc dhe po lihen mbështetësit e partive. Sanitarët thonë se kanë marrë kredi dhe nëse shkarkohen nga puna nuk kanë me se tio shlyejn ato.

Kjo nuk është hera e parë që ata kanë dalë në protest pasi edhe në muajt e fundit të 2015-ës ndodhi një gjë e tillë kur u lajmëruan se do të shkarkoheshin nga puna një numër i konsiderueshëm sanitarësh dhe infermjerësh.

Urdhëri për shkarkimin e tyre është dhënë nga ministria e shëndetësisë me një vendim për shkurtim të stafit.

Pin It