Disa zona të thella në qarkun e Kukësit dhe Dibrës janë bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës.
Trashësia e dëborës në qytetin e Kukësit varion nga 8-15 cm, ndërsa në zonat rurale arrin deri në 40 cm, por pa probleme serioze me izolimin. Po ashtu edhe në Njësinë Administrative Lurë trashësia e dëborës është 40 cm, por këtu zona raportohet të jetë e bllokuar. Gjithashtu edhe disa fshatra në Kalanë e Dodës janë izoluar nga dëbora.
Në rajonin e Shkodrës raportohet se Thethi dhe Kelmendi janë të bllokuar nga reshjet e dëborës të dy ditëve të fundit.
Sipas sinoptikanëve, reshjet e dëborës pritet të vazhdojnë në ditët në vijim dhe temperaturat do të vijojnë të ulen.