Mimi Kodheli në Kuçovë: Ankandi i avionëve pas procesit të demilitarizimit

avionet

Ankandi i Ministrisë së Mbrojtjes për shitjen e Avionëve luftarak të vjetër do të rihapet pas procesit të Demilitarizimit. Kjo është bërë e ditur nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli kët  ë të hënë e cila tha se ankandi për shitjen e tyre do të rihapet ssërish dhe do të bëhet në mënyrë trasparente. Sipas Kodhelit pas përcaktimit të standardeve të NATO-s avionët e trashëguar janë të panevojëshëm dhe mbajtja e tyre në vazhdim do ti rrisë koston e mirëmbajtjes

Ministrja Kodheli ishte sot në Kuçovë me rastin  e 65 vjetorit të krijimit të Forcave Ajrore. Kodheli tha se ky 65 vjetor na zuri pas ngjarjes së rëndë në shkodër u humbën jetën dy pilotët që ishin në helikopterin që u rrëzua në liqenin e shkodrës. Ndërsa nuk dha asnjë detajë në lidhje me vijimin e hetimeve për zbardhjen e shkaqeve

 

Në ceremoninë e 65 vjetorit të Krijimit të Forcave Ajrore të Armatosura familjarëve të dy pilotëve që humbën jetën pak javë më parë Floiran Deliaj dhe Donald Hoxha Ministria e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin Ermonela felaj u dorëzoi nga një maket të avionit me të cilin humbën jetën.

Pin It