PD, dorëzon në KQZ 3 kërkesa për referendum: të dëgjohet zëri i qytetarëve

IMG_7610

Partia demokratike ka dorëzuar këtë të shtunë 3 kërkesa në KQZ për referendum. Kërkesat e tyre lidhen me një referendum vendor për tre vendimmarrje: Për Parkimin nëntokësor tek Parku Rinia, për Ndërtimin e objekteve social-kulturore dhe administrative në dy anët e Korpusit te Universitetit Politeknik si dhe për Ndërtimin e kompleksit te lojërave mbi sipërfaqe betoni në zemër të parkut të Liqenit. Sipas PD-së për ndërtimin e tyre duhet dëgjuar edhe zëri i qytetarëve. Sipas natarëve të PD-s, ka mundësi të tjera alternative për ndërtimin e tyre pa cenuar “mushkërinë” e kryeqytetit.

Ja pyetjet që PD propozon për tu pyetur qytetarët:

  1. A jeni dakord me vendimin nr. 67 datë 30.12.2016 të Këshillit Bashkiak për ndërtimin me koncesion të një parkimi nëntokësor tek Parku Rinia?
  2. A jeni dakord me vendimin për të ndërtuar objekte social-kulturore, universitare dhe administrative në dy anët e Korpusit të Universitetit Politeknik?
  3. A jeni dakord me vendimin për të ndërtuar parkun e lojërave në zemër të Parkut të Liqenit sipas vendimit nr. 1 datë 12.02.2016?

Kërkesa sot u depozitua në KQZ nga Departamenti i Mjedisit dhe disa anëtarë të PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Pin It