Përmbytjet në 2010-2011, banorët e Nënshkodrës në protestë për dëmshpërblimet

protesta-e-sotme

Banorët e Nënshkodrës protestuan sërish këtë të premte për dëmshpërblimin e përmbytjeve që pësuan në 2010-2011. Sotë ata ishin transferuar para godinës së prefekturës së Shkodrës. Deri tani protesta ka vijuar normalisht pa shënuar asnjë incident ndërsa banorët kërkojnë dëmshpërblimin e tyre në masën 100% pasi deri tani janë dëmshpërblyer vetëm 49%. Një ditë më parë Prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani i cilëson të ligjshme protestat e banorëve të Nënshkodrës, por kërkoi të mos politizohen. Radovani shpjegon se janë 3 lista për dëmet e përmbytjeve dhe në 2011-en procesverbalet janë shumëzuar me zero. Protesta e këtyre banorëve është e përsëritur pasi edhe më parë ata kanë protestuar në zonën e Nënshkodrës

Pin It