Berat, qeveria zvicerane 2.2mln franga për menaxhimin e mbetjeve urbane

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Qeveria zvicerane parashikon te investojë 2.2 milionë franga për dy projekte të mëdha në qarkun e beratit. Gjatë një takimi me krerët e 5 bashkieve të këtij qarku, ambasadori zviceran në Shqipëri Christoph Graf tha se Zvicra do të investoj një 2.2milion franga për vënien në jetë të dy projekteve për menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane në Qarkun e Beratit.

Christoph Graf: Për një zonë kaq të rëndësishme siç është Berati zgjidhja e problemit të mbetjeve urbane ka shumë rëndësi. gjatë rrugës inspektuam vendin ku grumbullohen mbetjet dhe është shumë e rrezikshme që një pjesë e tyre hidhen dhe në lum, duke dëmtuar rëndë një zonë kaq tërheqëse si Berati. Lajmi i mirë është që është lëvruar fondi 2.2 milionë franga, të cilat do të shkojnë për mbylljen e problemit të madh të mbetjeve urbane”.

Projekti është parashikuar në disa faza. në fazën e parë do të plotësohen kapacitetet për stafin, përgatitja e planit të menaxhimit të mbetjeve në nivel rajonal, do të studiohet fizibiliteti, si dhe do të vendosen pajisjet ricikluese. Ndërsa më pas do të përcaktohet edhe stacioni i transferimit të tyre dhe ndërtimi i landfillteve

Pin It