Arsimi profesional, Klosi: Dyfishuam numrin e nxënësve, po punojmë për cilësinë

shkollat-profesionale-c1200x600

Regjistrimet në arsimin profesional për vitin shkollor 2016-2017 kanë kaluar dyfishin e një viti më parë. Sipas ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, po punohet për kthimin e këtyre shkollave në një alternative të mirë ekonomike.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Klosi zhvilloi një vizitë në shkollën profesionale “Stiliano Bandilli” në Berat, ku deklaroi se ministria po punon për rritjen e cilësisë së arsimit profesional.

“Pas arritjes së objektivit të kthimit të vëmendjes dhe besimit tek arsimi profesional, angazhimi i ministrisë është totalisht i fokusuar tek cilësia. Shkollat e Arsimit Profesional nuk mund të mjaftohen me edukimin në shkollë, por secili nga ju duhet të gjejë vendin e punës nëpërmjet shkollës”, tha Klosi në Berat.

Më tej ministri shtoi se përmes investime në zonat urbane, synohet dyfishimi i numrit aktual të nxënësve të arsimit profesional për vitin e ardhshëm shkollor.

“Arsimi Profesional duhet të rikthehet në identitet dhe është një edukim më i mirë e zgjedhje më e mirë edhe ekonomike, pasi duhet parë si rruga për më shumë cilësi, më shumë standard, më shumë punë, më shumë pagesë dhe me shumë shërbim”, përfundoi Klosi.

Pin It