Kosova, BE do të rishqyrtojë liberalizimin e vizave në tetor

be

Liberalizimi i vizave për Kosovën mund të zgjasë më shumë se muaji tetor i këtij viti. Mediat e huaja raportojnë se Bashkimi Europian do të rishqyrtojë heqjen e vizave për Kosovën, Turqinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë gjatë takimit të ministrave të Brendshëm që do të mbahet në Luksemburg në 13 dhe 14 tetor.

Arsyeja janë problemet e ndryshme që ende ekzistojnë në këto vende, duke përfshirë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ndërsa për Kosovën në veçanti Gjermania është shprehur se liberalizimi i vizave do të ndodhë vetëm atëherë kur të plotësohen kriteret e vëna nga Bashkimi Europian. Parlamenti Europian do ta miratojë propozimin e KE për liberalizimin e vizave për Kosovën pasi kjo të ratifikojë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

BE po përgatit një mekanizëm të veçantë për liberalizimin e vizave për këto vende, sipas të cilit do të mundësohet lëvizja e lirë e shtetasve specifikë.

Pin It