Banesat sociale, shtohen tre kategori përfituesish nga subvencionet

banesat_sociale-452x300

Qeveria do të subvencionojë tre kategori të tjera nga shtresat në nevojë, të cilat do të pajisen me banesa sociale.

Sipas ndryshimeve të fundit në projektligj familjet që kanë një anëtar me aftësi të kufizuara, prindërit e vetëm (të ve, beqarë ose të divorcuar) me fëmijë dhe personat me statusin e jetimit do të subvencionohen në masën 10% të vlerës së kredisë së shtëpisë.

Drafti i përgatitur nga Ministria e Zhvillimit Urban parashikon se do të mbështeten financiarisht në fillim familjet, që në kohën e paraqitjes së kërkesës pranë njësisë vendore, nuk kanë patur banesë në pronësi prej të paktën 5 vjetësh.

Nga ana tjetër buxheti i vitit 2016 parashikon një fond prej 478.9 milionë lekësh për strehimin e familjeve në nevojë, nga i cili do të përfitojnë 3.811 familje. Këto familje kanë përfituar nga kreditimi me interes 0 dhe 3% dhe nga subvencionimi i qirasë ose bonusit të strehimit.

Pin It