Indonezi, banorët e ishullit Sawu mbijetojnë nga shitja e kripës së detit

kripe3-2400x1524_c

Banorët e një fshati në Indonezi, kanë zbuluar një mënyrë për të mbijetuar ekonomikisht. Ato shesin kripën e detit për konsum.

Banorët kanë krijuar depozita me gjethe palme dhe më pas i ekspozojnë në diell. Ata e hedhin ujin e detit në këta “kontenierë”, çdo dy ditë dhe pas avullimit, në fund të javës mbledhin kripën e grumbulluar pas avullimit të ujit. Mbledhja e kripës bëhet gjatë stinëve të thata, duke nisur nga prilli deri në dhjetor.

Një familje, gjatë sezonit mund të prodhojë deri në 300 kg kripë dhe që më pas e shesin. Çmimi i saj është 50 cent për kg ndërsa në një qytet pak më larg, ajo shitet dy herë më shtrenjtë.

Pin It