Duke filluar nga dita e sotme, 17 tetor, të gjithë maturantët që nuk rezultuan fitues në fazën e dytë mund të provojnë mundësinë e tretë në fakultetet me kuota të lira.
Pas mbylljes së fazës së dytë të regjistrimeve Universiteti i Tiranës bën publike kuotat e lira për çdo fakultet. Sipas të dhënave më shumë vende te lira ka në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, i ndjekur nga Ekonomiku dhe Gjuhët e Huaja.
Shkencat e Natyrës – 973 kuota të lira
Ekonomiku – 776
Gjuhët e huaja – 483
Shkencat sociale – 402
Histori-Filologji – 317
Universiteti i Mjekësisë – 26