Universiteti i parë në botë, ndërtuar nga një grua myslimane

Ajo ishte vajza e një tregtari të quajtur Muhammed, quhej Fatima el-Fihri dhe njihej si “zonja e Fezit”.  Lindi rreth vitit 800 në Tunizi, por pas shumë vitesh, familja e saj u shpërngul në Fez, i cili ishte një nga qytetet më me influencë në atë kohë. Kur vdiq babai dhe vëllai i Fatimes, ajo mbeti vetëm me të motrën Merjem. Ato trashëguan nga i ati i tyre biznesmen një pasuri shumë të madhe, të cilën vendosën ta investonin në ndërtimin e një xhamie dhe një kompleksi universitar të quajtur “Al-Karravijjin”.

Fatima miratoi ndërtimin e universitetit në 841, për përdorimin e të cilit u përdorën materiale të zonës. Ndërtimi i kompleksit përfundoi në vitin 859 dhe shumë shpejt u shndërrua në qendrën kryesore të zhvillimit. Ky universitet nuk ishte vetëm një arritje e madhe në arsim, por ishte gjithashtu një mundësi e madhe për muslimanët që të bashkohen me kulturat evropiane. Kështu, në Universitetin “Al-Karravijjin” studiuan edhe jomuslimanë. Kjo ndoshta për shkak të gamës së gjerë të subjekteve, sepse universiteti ofronte degë të ndryshme të tilla si: gjeologjia, astrologjia, gramatikëa, kimia, mjekësia, matematikë e madje muzikë! “El Karravijjin” është cilësuar si universiteti më i vjetër në botë, e megjithatë nuk ka reshtur asnjëherë së ofruari mundësi studimi dhe vazhdon ende të nxjerrë të diplomuar prej dyerve të tij.

Pin It