Rama: Më shumë konkurrencë në universitete

auto_ediiiiramama1477223625

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla zhvilluan sot një takim me pedagogët e Universitetit të Tiranës në ambientet e universitetit politeknik.

Rama tha se fitimi i të drejtës për të studiuar në universitet do të bëhet më e vështirë me rritjen e konkurrencës në të ardhmen. Sipas tij sistemi i arsimit në Shqipëri ka kaluar një periudhë të vështirë, por në të ardhmen nuk do të ketë të diplomuar të paaftë.

“Ju e dini me siguri se kur duhet të përballeni me shkresa nga administrata nuk do ta firmosnit dot një shkresë derisa të shkruhej saktë. Dhe ky është rrënim që i është bërë jo vetëm gjuhës shqipe por një rrënim që i është bërë arsimit dhe vlerës që ka arsimi. Kemi trashëguar një sistem arsimor të ndërtuar enkas me një korsi. Pra, një rrugë nga klasa e parë deri në universitet dhe ne thyem një rekord botëror duke pasur 18 herë më shumë universitete sesa Britania e Madhe”, tha Rama para pedagogëve.

Më tej ai foli për rritje e rrogave për arsimtarët.

“139 mije leke me shumë për profesorët e vjetër, 103 mije leket me shume lektorët dhe ata që kanë pagën minimale do të ketë rritje me 35 % me të gjithë shtresën horizontale të këtij shteti.”

Nga ana e saj, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u ndal tek ligji i ri i arsimit të lartë nga ku vuri në dukje se do të vijohet me aktet nënligjore.

“Besoj se tanimë kemi nisur një komunikim të ri mes Ministrisë Arsimit, universiteteve dhe studenteve. Ne nuk do të heqim dorë nga ky komunikim i ri që ka krijuar një standard dhe do të vijojmë me aktet nënligjore, për të plotësuar këtë skemë”, tha Nikolla.

Po ashtu, Nikolla mohoi zërat në lidhje me bllokimin e doktoraturave.

“Në 2013 janë prodhuar 451 doktoratura, ne vitin 2014 janë prodhuar 402, ne vitin 2015 janë prodhuar 564 doktoratura, në vitin 2016 numri i doktoraturave është 473”, tha ajo.

Pin It