“Hasjanet” e Luan Mulliqit vijnë në Galerinë e ASHA-së

20161017092611160600-copy-350x196

Skulptori Luan Mulliqi prezanton për publikun ekspozitën “Hasjanet” në Galerinë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Artisti kosovar do t’i ekspozojë para publikut 40 punimet e tij të realizuara nga materiale si mermeri, bronzi, alumini, druri, magoni, materiale këto që janë kryesisht klasike por edhe moderne.

Ai përmes mjeshtërisë së tij artistike do ta prezantojë në skulpturë, veshjen tradicionale të femrave hasjane e cila është mjaft e veçantë dhe sipas mendimit të shumë etnografëve si kombëtarë ashtu edhe ndërkombëtarë, është e vetmja e llojit të tillë në botë. Punimin e parë të kësaj ekspozite Mulliqi e kishte nisur 34 vjet më parë duke kurorëzuar pas tri dekada e gjysmë, ciklin e 40 skulpturave.

Kjo ekspozitë  do të hapet sonte prej orës 19:00 në Galerinë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve. 

Pin It