Derbi midis Tiranës dhe Partizanit, ja rrugët e bllokuara

Stadiumi_Qemal_Stafa

Pas pak orësh pritet të zhvillohet derbi midis Tiranës dhe Partizanit. Si pasojë policia e kryeqytetit ka marrë një sërë masash për të garantuar rendin publik. Policia u rikujton tifozëve se nuk duhet të marrin shishe uji me vete, ndërkohë që do të bllokohen edhe një sërë rrugësh. Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët:

-“Dervish Hima”,”Faik Konica”, “Papa Gjon Pali II” dhe rruga “Lekë Dukagjini” në segmentin hyrës të Sheshit Italia.

-Gjithashtu, do të ketë kufizime dhe bllokime nga ora 15:00 deri në orën 17:30 në Rrugën “Dritan Hoxha” nga Pallati i Sportit “Asllan Rusi” – Sheshi “Karl Topia” – Rruga “Muhamet Gjollesha” deri në kryqëzim me Rrugën “Myslym Shyri”.

-Rruga “Myslym Shyri” deri në kryqëzim me Rrugën “Sami Frashëri” – Rruga “Sami Frashëri” deri në kryqëzim me Sheshin “Ëilson” Rruga “Abdul Frashëri”-Rruga “Ibrahim Rugova” mbas Presidencës.

Rruga e “Durrësit” në kryqëzim me Sheshin “Skënderbej” – Sheshi “Skënderbej” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga “Giorg Ë. Bush” – Ura e Rrugës së Elbasanit – Bulevardi “Bajram Curri” deri në Kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” – Rruga ” Papa Gjon Pali i II” deri tek Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”.

“Kerkojme mirëkuptimin dhe bashkepunimin e bizneseve që operojnë në këtë zonë për mbyllen e të gjitha lokaleve përreth Stadiumit Kombëtar ‘Qemal Stafa’. Nuk do lejohen fëmijë nën moshën 14 vjeç të pa shoqëruar nga prindërit. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur, sqaron policia.

Pin It