Projekti TAP, nis shtrirja e tubacioneve në tre mujorin e dytë të vitit 2016

 

1457094287tappp

Ne tremujorin e dyte të këtij viti pritet që të nisin punimet për shtrimin e tubacionit të projektit gazsjellës TAP. Mësohet se firma e cila ka fituar tenderin për shtrimin e tubacionit në Shqipëri dhe një pjesë të Greqisë është një kompani franceze Spiecapag. TAP njoftoi arritjen e kontratave inxhinierike, të prokurimit dhe ndërtimit të tubacionit me diametër 1,2 metra për seksionet në Greqi dhe Shqipëri. Pjesa shqiptare e gjatë 215 km e cila nisë nga Bilishti dhe përfundon në Tropojë do të ndahet në dy lote. Në total kompania franceze do të shtrojë rreth 760km tubacione duke përfshirë edhe një lot në hapësirën e shtetit grek. TAP njofton se mobilizimi i pjesshëm i kontraktorëve për ndërtimin e tubacioneve do të nisë menjëherë dhe do të vijojë më tej në tremujorin e dytë të vitit 2016, në përputhje me afatet kohore të gazsjellësit për fillimin e veprimtarive ndërtimore në mesin e vitit 2016.

Pin It