Miratohen me 114 vota pro aktet nënligjore të dekriminalizimit

1457102090meta-kuvend

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot aktet nënligjore te dekriminalizimit. Me 114 vota pro asnjë abstenim dhe asnjë kundër u arrit dakordesia për miratimin e akteve nënligjore. Konsensusi u arrit fillimisht ne Këshillin e Mandateve i cili i çoi kuvendit një projektvendim te akteve nënligjore te miratuar me konsensus te plote, pas orëve të gjata të negociatave mes palëve politike. Edhe këtë të premte, ashtu si dy ditë të tjera me radhë, mazhoranca dhe opozita zhvilluan negociata për të arritur dakordësinë për aktet nënligjore të dekriminalizimit që do të vinin në jetë ligjin për pastrimin e politikës dhe administratës nga radhët e të inkriminuarve. Kreu i parlamentit e ka quajtur në ogur të mirë këtë veprim pasi sipas tij me të njëjtën frymë do të eci edhe realizimi i reformës në drejtësi. Ndërsa më tej theksoi se do të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin përkushtim deh se të gjitha kërkesat e opozitës do të shqyrtohen në bazë të rregullores së Kuvendit.

Ndërsa Pandeli majko në njëkomunikat për mediat tha se opozita do të mos votohet reforma në drejtësi “Nuk besoj se ka sot njeri që arrin të kuptojë se çfarë kërkon opozita, ka 48 orë që jemi bllokuar në parlament, për të kuptuar çfarë kërkoi opozita, dhe pasi u votua në 100 % të votave çfarë kërkoi opozita, ata u larguan. Alternativa e opozitës është se me mbushjen e formularëve deputetët mund të shpallen të ndershëm ose jo. Ne mendojmë se reforma e drejtësisë është mungesa më e madhe”. tha Majko.

Pin It