Kosova, një hap pranë anëtarësimit në UEFA

Accept_kosovo_in_Uefa_Poznan_Poland-610x400

Kosova është një hap larg anëtarësimit në UEFA. Ky dikaster ka njoftuar se ka pranuar ka pranuar kërkesën e Kosovës për tu bërë anëtare me të drejta të plota e këtij institucioni. Ky ka qenë vendimi komitetit ekzekutiv të qeverisë evropianë të futbollit. Por megjithatë, ata thonë se vendimi final do të jepet më datë 3 Maj kur do të zhvillohet edhe kongresi i 40-të i UEFA-s. Sipas tyre aktualisht është pranuar vetëm dokumentacioni për të aplikuar për anëtarësimin e sajë në UEFA, por fjala e fundit do të jepet në kongres.

“Kemi pranuar aplikimin e Kosovës për tu bërë pjesë e UEFA-s, por megjithëse është pranuar dokumentacioni, fjala e fundit i përket anëtarëve të kongresit. Pra do të jenë federatat e anëtarëve të këtij institucioni ato që do të vendosin. “- këto ishin fjalët e zëdhënësit të UEFA-s Pedro Pinto. Nëse pranohet, Kosova do të jetë anëtarja nr 55 e kësaj organizate.

UEFA po ashtu ka përcaktuar pasuesin e Xhani Infantinos në rolin e sekretarit të përgjithshëm të këtij insitucioni. Në këtë post është emëruar Teodori Teodoridis.

Vendimi ka ardhur pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv që u zhvillua në Nion të Zvicrës. Greku është pjesë e qeverisë evropiane të futbollit që nga viti 2008, dhe aktualisht mbante rolin e zv. sekretarit të përgjithshëm.

Pin It