Lejet e ndërtimit, shkurtohet koha merren brenda 45 ditëve. Bizneset: nuk është i vetmi shqetësim

download

Pas një kohe ku ishin pezulluar lejet e ndërtimit, qeveria ka vendosur ti rihap ato pasi është bërë plani rregullues urbanistik dhe synon që të shkurtoj afatin e marrjes së një leje ndërtimi. Koha për të marrë një leje ndërtimi synohet që të jetë për 45 ditë. Në një takim me bizneset, përfaqësues të ministrisë e konsideruan shkurtimin e kohës për dhënien e lejeve të ndërtimit si thembrën e Akilit

“Minimizimi i kohës dhe kostos për marrjen e lejeve të zhvillimit të ndërtimit, që është thembra e Akilit, ne synojmë që koha të ulet deri në 45 ditë”, thotë Bashkim Sykja nga Ministria e Ekonomisë.”

Nga ana tjetër përfaqësuesit e bizneseve në takimin e parë me Ministren e ekonomisë, Milva Ekonomi, shprehën një sërë shqetësimesh që ka sektori i ndërtimit. Mes të cilave rritja e taksave dhe ngërçin e Gjykatës Administrative.

“Struktura e kësaj gjykate është shumë e vogël dhe ka nisur radha dhe ne duhet të presim një vit për të shqyrtuar një çështje në Gjykatën Administrative”, u shpreh Luan Bregasi, president i Biznes Albania.
Në lidhje me ketë shqetësim ministrja Ekonomi tha se qeveria do të ngrejë Avokatin e Biznesit.
“Ai të bëhet si bartës i të gjithë ankesës dhe pastaj të drejtojë zgjidhjen e ankesës kur ajo është e zgjidhshme brenda legjislacionit, kur ajo nuk është e zgjidhshme përmes legjislacionit, të bëjë presionin për ndryshimin e legjislacionit”, sqaroi ministrja Ekonomi.

Pin It