Fakulteti i Mjekësisë, nota e Filozofisë dhe Sociologjisë jo më kriter për pranimin

IMG_4849_491322-640x340

Universiteti i Mjekësisë ka ndryshuar kriteret për pranimin e studentëve të rinj. Në një intervistë për Report TV, rektori i këtij universiteti Arben Gjata tha se për sezonin e ri të pranimit të studentëve, fakulteti ka menduar që të ndryshoj kriteret e pranimit të tyre. Sipas tij nëse deri vitin e kaluar një ndër kriteret e pranimit të studentëve ishte edhe nota e Filozofisë dhe Sociologjisë, këtë vite ato nuk do të jenë një ndër kriteret.

“Ne kishim vendosur 3 kritere bazë që 35% ishte mesatarja e gjimnazit. 35% ishte nota mesatare e 3 provimeve të detyruara të maturës shtetërore dhe 30% ne i kishim lënë faktikisht 5 lëndëve që përbëhej Fizikë, Kimi, Biologji dhe për herë të parë ne kishim menduar të fusnim dhe Sociologjinë dhe Filozofinë. Në mbledhjen e ardhshme të senatit besoj që për sivjet ne do ta heqim Sociologjinë dhe Filozofinë” ka thënë Gjata.

Më tej Rektori Gjata nënvizoi se për aplikimin në këtë fakultet nuk do të pranohen student të cilët kanë mesataren më të ulët se notën 8.

“Për Mjekësinë Farmacinë dhe Stomatologjinë mesatarja për të aplikuar në universitetin tonë do të jetë mbi 8.5 ndërsa për një grup degësh të cilët aplikojnë në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në këtë grup kemi vendosur që mesatarja të jetë mbi 8” ka shtuar ai. Në lidhje me kuotat e pranimit Arben Gjata thotë se ato do të jetë të njëjtat me një vit më parë. Universiteti i Mjekësisë për vitin e ardhshëm, nuk do të rrisë as tarifat e studimit.

Pin It