ISHMP, 20 ditë moratorium, 750inspektime dhe 9 gjoba 450mln lekë ne total

1436275888ergys-agasi

Qeveria duket e vendosur për zbatimin e moratoriumit 10vjeçarë të pyjeve. Vetëm 20 ditë pas hyrjes në fuqi të tij, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve (ISHMP) ka intensifikuar kontrollet duke kryer rreth 750 inspektime nga  ku janë vendosur 9 masa administrative me një shumë në total450 milionë lekë të vjetra. Këto raste janë konstatuar në qarqet Fier, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë (2 raste) dhe Shkodër (3 raste), dhe në të gjitha këto janë sekuestruar 59m3 lëndë drusore. Pavarësisht këtyre krye inspektori i ISHMP, Ergys Agasi në një njoftim të dërguar për mediat ka thënë se po merren masa të mëtejshme për parandalimin e shfrytëzimit të pyjeve dhe zbatimin e moratoriumit. Ai thotë se moratoriumi do të zbatohet me rigorozitet dhe se kërkon bashkëpunimin e qytetarëve. Ndërkohë IShMP, ka vendosur në dispozicion të të gjithë shqiptarëve aplikacionin “Mjedisi Im” ku qytetarët mund të denoncojnë raste të shkeljes së moratoriumit.

Pin It