Flet rektori i mjekësisë: këtë vit 107 studentë më pak

download

Profesor Gjata: kjo nuk është formula e duhur, por nuk kishim më të mirë

Këtë të mërkurë Universiteti i Mjekësisë ka publikuar kuotat dhe tarifat e studimit për vitin e ardhshëm akademik. Për llogaritjen e pikëve 35% do të bëhet nga mesatarja e tre viteve 35% nga matura shtetërore dhe 30% për tre lëndët Biologji, Kimi dhe fizik. Universiteti i Mjekësisë këtë vit akademik do të rekrutoj 107 student më pak se vitin e kaluar. Pra këtë vit nga 9 fakultetet e universitetit të mjeksisë do të pranohen 888  student nga 995 që janë pranuar vitin e kaluar. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata në një intervistë për TemA TV thotë se ulja e kuotave është bërë në përputhe me rregullat e përcaktuara për akreditimin. Gjata tha se ulja e lehtë e kuotave është bërë duke pasur brenda standardeve metër2 për student.

Gjata ka shpjeguar edhe pse u ndryshua mënyra e llogaritjes së mesatares nga e ponderuar në aritmetike. Në fillim ishte menduar për tu përllogaritur mesatarja e ponderuar por duke parë që sistemi i koficentit për gjimnazet ishte i ndryshëm kjo krijonte padrejtësi në konkurrim.

Gjata ka pohuar se kjo nuk është mënyra më e mirë për të bërë rekrutimin e studentëve por sipas tij universiteti nuk ka kushtet për të zhvilluar konkurse. Ai thotë se vitin e ardhshëm do të shikojë ndonjë alternativë tjetër në bazë të provimeve ndërkombëtarë.

Ndërsa për vendin e 888 të nëse ka më shumë se një student me pikë të barabarta, atëherë do të merret parasysh mesatarja e maturës shtetërore. Ndërsa eshë nga kjo dalin me pikë të barabarta atëherë do të bëhet përzgjedhja me short përball studentëve.

Gjata pohon se edhe këtë vit tarifa e te drejtës së studimit për studentët nuk do të ndryshojë por për të mbuluar shpenzimet do të shikojnë financime alternative.

mjeksi

Pin It