Nis viti akademik për më shumë se 120 mijë studentë

nikolla-heqje-nga-qarkullimi-i-teksteve-me-probleme_hd-780x439

Mbi 120 mijë studentë në qytete dhe universitete të ndryshme të vendit kanë nisur sot vitin e ri akademik 2016-2017. Nga këta rreth 11 mijë studiojnë në Universitetin e Tiranës.

Në këtë ditë të parë të vitit akademik ministrja Lindita Nikolla iu uroi studentëve një vit të mbarë.

Nikolla mbrojti skemën e re të pranimit në universitetet dhe deklaroi se për herë të parë këtë vit kuotat dhe tarifat u përcaktuan nga vetë studentët.

“Ndjehem e emocionuar që rikthehem në Universitetin ku kam studiuar. Sot fillojnë vitin e ri akademik 120 mijë studentë. Kuotat dhe tarifat u përcaktuan nga vetë studentët. Skema e pranimeve është ngritur po nga vetë studentët. Skeptikët sulmuan ligjin e ri, por u tregua e kundërta”, tha ajo.

Pin It