Kombëtarja humbe vende në renditjen e FIFA-s

254231

FIFA nuk ka aspak lajme të mira për kombëtaren tonë. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit botëror sapo ka publikuar renditjen e re për muajin tetor.

Kuqezinjtë tanë kanë humbur 7 vende, ndërsa Kosova do të ka fituar 4 të tillë. Gjatë muajit tetor, Shqipëria zhvilloi 2 ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018”, ku mposhti Lihtenshtejnin në transfertë dhe humbi në shtëpi përballë Spanjës.

Fakti që Lihteshtejni është shumë poshtë në klasifikim ka ndikuar negativisht në këtë renditje. Kjo paraqitje i ka kushtuar Shqipërisë rrëzimin në vendin e 47 në botë, ndërkohë që muajin e kaluar renditej e 40-ta.

Pin It